Kosovë Lajme

Maqedonci: FSK forcon kapacitetet e Policisë Ushtarake përmes bashkëpunimit me Kroacinë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se Policia Ushtarake ka rritur kapacitetet operacionale përmes bashkëpunimit me Policia Ushtarake e Kroacisë.

Sipas njoftimit, gjatë javës së kaluar është zhvilluar një kurs i specializuar për intervenime dhe kontroll të turmave, i realizuar për herë të parë në bashkëpunim me instruktorë kroatë.

Trajnimi ka përfshirë module për intervenime të shpejta, kontroll të turmave dhe luftime në hapësira të mbyllura (CQB), me qëllim rritjen e gatishmërisë operacionale të njësive të Policisë Ushtarake.

FSK thekson se pjesëtarët kanë demonstruar profesionalizëm dhe disiplinë gjatë trajnimit, duke e cilësuar këtë si një hap tjetër në transformimin e vazhdueshëm drejt standardeve moderne të sigurisë.

Exit mobile version