Kosovë Lajme

Kurti takon kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

Drena 300×100
FitoBurn
now
Једите ово пре спавања – Смршајте са 95 на 55 килограма без напор

193
×
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një takim me kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst, në kuadër vizitës zyrtare në Gjermani.

Kurti shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen historike të Gjermanisë, nga pritja e refugjatëve kosovarë gjatë luftës së viteve 1998–1999 deri tek kontributi vendimtar në rindërtimin e vendit pas luftës. Ky solidaritet, theksoi ai, është themeli mbi të cilin ndërtohet partneriteti i sotëm.

Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet shteteve, me theks të veçantë rolin që mund të ketë mërgata në ndërtimin e urave lidhëse për rritjen e aktivitetit të përbashkët ekonomik dhe shkëmbimet tregtare.

Kryeministri në detyrë po ashtu foli për rëndësinë e shkëmbimeve kulturore dhe atyre të arsimit profesional.

Exit mobile version