Maqedoni

Astrit Iseni takon Këshillin Shqiptaro-Amerikan në SHBA

Astrit Iseni zhvilloi një takim me përfaqësues të Këshillit Shqiptaro-Amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u diskutuan zhvillimet aktuale dhe sfidat me të cilat përballet Maqedonia e Veriut.

Në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet ndëretnike, ruajtja e gjuhës shqipe si e drejtë e garantuar me Kushtetutë, si dhe pengesat me të cilat përballen studentët shqiptarë të drejtësisë për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Gjatë takimit u diskutua edhe nevoja për forcimin e bashkëjetesës dhe respektimin e frymës së Marrëveshjes së Ohrit, në prag të 25-vjetorit të nënshkrimit të saj.

Po ashtu, pjesë e diskutimeve ishin marrëdhëniet me shtetet fqinje, partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe sfidat dhe mundësitë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Përfaqësuesit e Këshillit Shqiptaro-Amerikan ritheksuan përkushtimin e tyre për mbështetjen e barazisë, vlerave demokratike, bashkëpunimit ndëretnik dhe integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

Në takim morën pjesë Eli Rusi, Burim Rexhaj, Vehbi Bajrami, Martin Vulaj dhe Ron Bajrami.

Exit mobile version