Deputeti dhe Koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, ka njoftuar se në cilësinë e deputetit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, së bashku me deputetet Ivanka Vasilevska dhe Bisera Kostadinovska-Stojçevska, ka marrë pjesë në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset.
Sipas Qokut, në takim është diskutuar për sfidat demokratike, sundimin e ligjit dhe forcimin e institucioneve demokratike, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit me Këshillin e Evropës në procesin e integrimit evropian.

