Kosovë Lajme

Kryeministri Kurti takon liderë evropianë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në darkën zyrtare në Jerevan, të organizuar në kuadër të Samiti i Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Kurti bëri të ditur se darka u shtrua nga presidenti i Armenisë, Vahagn Khachaturyan, ndërsa në pritjen zyrtare u mirëprit nga Kryeministri armen Nikol Pashinyan dhe Kryetari i Kuvendit Alen Simonyan.

“Në Jerevan, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), mora pjesë në darkën zyrtare të shtruar nga Presidenti i Republikës së Armenisë, Vahagn Khachaturyan,” ka shkruar Kurti.

Ai theksoi se gjatë mbrëmjes zhvilloi bashkëbisedime me liderë dhe përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse, ku u diskutua për zhvillimet aktuale në Evropë dhe më gjerë, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit.

“Gjatë mbrëmjes pata bashkëbisedime me liderë dhe përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse, ku u shkëmbyen ide, pikëpamje dhe qëndrime mbi zhvillimet aktuale në Evropë dhe më gjerë, si dhe mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët,” citohet ai.

Sipas tij, në këtë kuadër ai ka takuar një sërë liderësh ndërkombëtarë, përfshirë Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, Presidentin e Këshillit Evropian António Costa, Presidentin e Zvicrës Guy Parmelin, si dhe liderë të tjerë evropianë.

Po ashtu, Kurti ka zhvilluar takime edhe me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, Presidentin e Malit të Zi Jakov Milatović, Kryeministrin e Norvegjisë Jonas Gahr Støre, Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE Feridun H. Sinirlioğlu, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë evropianë.

Takimet u vlerësuan si mundësi për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e qëndrimeve për sfidat e përbashkëta në kontinent.

Exit mobile version