Shqipëri

Aksidenti tragjik në Durrës/ Pezullohen tre zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit

Pas aksidentit shumë të rëndë të ndodhur një ditë më parë në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe u plagos një tjetër, Policia e Shtetit ka marrë masa të menjëhershme administrative.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtues madhor Skënder Hita, në zbatim të rregullores, ka vendosur pezullimin nga detyra për performancë të dobët të tre drejtuesve kryesorë të policisë në Durrës:

Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Afrim Tafa
Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike, Zija Sulaj
Shefin e Sektorit të Policisë Rrugore, Kreshnik Skëndo.
Menjëherë pas ngjarjes, është urdhëruar ngritja e një grupi ekspertësh nga Drejtoria e Policisë Rrugore, të cilët kanë shkuar në vendngjarje për të analizuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.

Po ashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor për të vlerësuar përgjegjësitë e mundshme të punonjësve të policisë në lidhje me këtë rast.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa priten rezultatet e hetimeve për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

Exit mobile version