Kosovë Lajme

FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani, përkrah shteteve partnere, duke dëshmuar angazhimin e vazhdueshëm për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse.

“E integruar në strukturat e ushtrisë gjermane, FSK po kontribuon në fushën e transportit dhe mbështetjes logjistike, duke konfirmuar nivel të lartë profesionalizmi dhe ndërveprueshmërie”, thotë ai.
Ky angazhim, sipas ministrit Maqedonci, rikonfirmon përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në operacionet shumëkombëshe dhe në arkitekturën euroatlantike të sigurisë.

Exit mobile version