Sport

Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës

Llapi ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Llapi të martën pasdite në kuadër të 1/8 së finales e eliminoi Dritën duke e mposhtur me rezultatin 2:1.

Arbnor Ramadani shënoi gol të bukur nga distanca në minutën e 17-të për ta kaluar në epërsi Llapin.

Llapi shifrat i dyfishoi në minutën e 58-të. Realizator i golit ishte Muhamet Hyseni.

Drita në minutën e 81-të e ngushtoi rezultatin në 2:1 me golin që e shënoi Blerim Krasniqi nga penalltia. Gola më nuk u shënuan dhe në fund fitorja i takoi skuadrës llapjane.

Llapi edicionin e kaluar u mposht në finale të Kupës së Kosovës nga Prishtina.

Drita është kampione në fuqi e Superligës së Kosovës.

Drita këtë edicion në kampionat ka 32 pikë dhe e zë vendin e tretë. Llapi renditet në pozitën e shtatë me 22 pikë.

Exit mobile version