Kosovë Lajme

Një person i vdekur nga aksidenti në Loxhë

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mëngjesin e të shtunës.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Loxhë në Pejë rreth orës 8 të mëngjesit, mes dy veturave.

“Nё kёtё aksident ishin tё përfshira dy vetura me targa vendore, si pasojё e aksidentit, dy persona kanё pёsuar lëndime trupore, tё njëjtit janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor, fatkeqësisht njёra nga tё lënduarit nuk ka mundur ti pёrballoj lëndimet dhe ka ndёrruar jetё, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti ёshtё duke u hetuar nga hetuesit e aksidenteve.

Nga Spitali i Pejës është njoftuar se personi tjetër është duke u trajtuar dhe aktualisht ndodhet në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetën.

Exit mobile version