Në stacionin policor në Mitrovicë janë duke u intervistuar kryesuesit e Qendrave Komunale të Numërimit për shkak të dyshimit për manipulim të numërimit të votave në zgjedhjet e 28 dhjetor 2025.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë janë 43 persona që do të intervistohen për shkak të dyshimit për manipulim të votave në komunat e Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë Veri dhe Mitrovicë Jug.
Numri i të intervistuarve më i madh është në komunën e Mitrovicës së Jugut. Ndërsa në Mitrovice të Veriut, po intervistohen edhe nga tre komunat e tjera veriore.
43 kryesues të QKN-ve në Mitrovicë do të intervistohen pas dyshimeve për manipulim me vota
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se ka urdhëruar Hetimet Rajonale që të intervistohen 43 kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit të Komunave Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Kjo për shkak të dyshimeve për manipulim të numërimit me vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit nëpër këto komuna.
Rinumërimi i plotë i votave ka zbuluar manipulime të mijëra votave të kandidatëve për deputetë dhe ka vënë prapa grilave të paraburgimit dhjetëra zyrtarë. Hetimet janë zgjeruar në disa komuna, por ato ende nuk kanë prekur kandidatët për deputetë. Prokurorja Laura Pula ka paralajmëruar se edhe ata mund të jenë objekt hetimi.
Provat e siguruara deri më tani kanë treguar se për manipulimin e rezultatit zgjedhor, përveç ryshfetit, është përdorur edhe kanosja.

