Kosovë Lajme

Murati njofton për ekzekutimin e shtesave prej 100 eurove

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se është ekzekutuar pagesa e shtesës së njëhershme prej 100 euro.

“Ashtu siç kishte njoftuar Kryeministri Kurti javën që shkoi, sot kemi bërë transferimin e shtesës së njëhershme prej 100 eurove për fëmijët 0-16 vjeç, si dhe për përfituesit e pensioneve bazike, kontributive, kategoritë e luftës, aftësive të kufizuara, dhe skemave tjera sipas kritereve të përcaktuara në vendim”, thuhet në postimin e Muratit.

Exit mobile version