Kosovë Lajme

Përmbysje historike në Kaçanik – Jeton Raka nga Vetëvendosje drejt fitores sipas exit poll-eve

Sipas të dhënave të para nga daljet dhe exit poll-et e zhvilluara gjatë ditës së sotme, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Jeton Raka, pritet të jetë fituesi i garës për kryetar të komunës së Kaçanikut, duke shënuar kështu fundin e një epoke më shumë se 20-vjeçare të qeverisjes së PDK-së.

Rezultatet e para tregojnë për një përmbysje të ndjeshme të votës qytetare, e cila duket se ka favorizuar Vetëvendosjen dhe programin e Rakës, që synon transparencë, zhvillim ekonomik, reformim të shërbimeve publike dhe ndërtimin e infrastrukturës së munguar në Kaçanik.

Sipas burimeve lokale, pjesëmarrja në votim ka qenë e lartë, ndërsa trendi i numërimit të hershëm e vendos Rakën në epërsi të lehtë, me diferencë të mjaftueshme për ta çuar në fitoren përfundimtare. Në deklaratën e tij të parë pas mbylljes së qendrave të votimit, Raka ka falënderuar qytetarët për besimin dhe ka premtuar “fillimin e një epoke të re të qeverisjes së ndershme në Kaçanik”.

Nëse rezultati konfirmohet nga KQZ-ja, Jeton Raka do të bëhet kryetari i ri i Kaçanikut, duke vulosur një kapitull të ri për komunën që për vite ka vuajtur nga mungesa e investimeve, problemet me ujësjellësin, papunësia dhe ndotja mjedisore./press7.tv

Exit mobile version