Lajme Maqedoni

VLEN-i fiton balotazhin në Bogovinë e Bërvenicë

Kandidati i koalicionit VLEN, Feti Abazi, ka fituar garën për kryetar të komunës Bogovinë në balotazhin e 2 nëntorit.

Ai ka marrë 6 mijë e 371 vota ose 54.87 për qind, ndaj kandidatit tjetër shqiptar Besnik Emshi nga Aleanca Kombëtare për Integrim AKI me 5 mijë e 38 vota ose 43.39 për qind.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tashmë ka numëruar të gjitha 38 vendvotimet në Bogovinë, raportoi KSP.

Ndërsa kandidati i këtij koalicioni për Bogovinën, Haqim Ramadani, do të jetë kryetar i ardhshëm i kësaj komune, pasi në raundin e dytë mori më shumë vota se kundërkandidati i tij nga radhët e koalicionit Maqedonia Jote, udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Jovica Ilievski.

Haqim Ramadani ka marrë 4 mijë e 217 vota ose 50.22 për qind, kur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka numëruar 23 nga gjithsej 24 vendvotimet në Bërvenicë.

Në një postim në Facebook, kandidati i VLEN-it ka falënderuar diasporën shqiptare për fitoren e madhe, raporton KosovaPress.

“Në jetë mund të humbësh betejën zgjedhore, por të fitosh zemrën e shqiptarëve nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria. Iu luta Zotit të më japë dashurinë e popullit – dhe Ai ma plotësoi dëshirën. Faleminderit nga zemra diasporës që më përkrahu pa kursim, që sakrifikoi kohën, mundin dhe të ardhurat për këtë kauzë. Ju jeni forca jonë më e madhe”, ka shkruar Ramadani.

Exit mobile version