Sport

Dembele “mbreti” i ri i futbollit, fiton Topin e Artë 2025

Ousmane Dembele është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2025. Sulmuesi i PSG mposhti konkurencën eYamal të Barcelonës, duke u zgjedhur si më i miri i vitit.

Dembele dha një kontribut të çmuar për skuadrën e tij në fitimin e tripletës. Ai spikati me paraqitjet e tij në suksesin e madh të Champions League, me francezët që fituan për herë të parë kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Në çmimet e tjera, Luis Enrique u zgjodh trajneri më i mirë, ndërsa Donnarumma si portieri më i mirë. Çmimi i lojtarit më të mirë nën 21-vjeç i takoi Yamal. Sulmuesi më i mirë u vlerësua Gyokeres.

Çmimet:

Topi i Artë: Dembele

Trofeu “Kopa” (Lojtari më i mirë nën 21-vjeç): Yamal
Trofeu “Yashin” (Portieri më i mirë): Donnarumma

Trofeu “Gerd Muller” (Sulmuesi më i mirë): Viktor Gyökeres

Trofeu “Johan Cruyff” (Trajneri më i mirë): Luis Enrique

Klubi i vitit: PSG

Exit mobile version