Lajme Maqedoni

Institucionet stomatologjike mbështesin vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për Odën e Stomatologëve

Një numër institucionesh stomatologjike në vend kanë shprehur mbështetje të plotë për vendimin e Ministrit të Shëndetësisë që lidhet me funksionimin e Odës së Stomatologëve të Maqedonisë.

Në një deklaratë publike, këto institucione theksojnë se vendimi është një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së problemeve të akumuluara ndër vite brenda Odës dhe drejt përmirësimit të përgjithshëm të funksionimit të saj.

“Vlerësojmë se ky vendim do të ndihmojë në tejkalimin e mangësive dhe vështirësive shumëvjeçare në funksionimin e Odës, dhe do të kontribuojë drejtpërdrejt në përparimin e fushës së stomatologjisë në vend,” thuhet në deklaratë.

Sipas tyre, mbështetja institucionale dhe ndërhyrja e autoriteteve kompetente është e domosdoshme për të siguruar një sistem funksional, transparent dhe të orientuar drejt standardeve profesionale në shërbimin stomatologjik.
1.Albstom – SHOQERIA STOMATOLOGJIKE SHQIPTARE
2. MSD – Shoqeria Stomatologjike Maqedone
3.Shoqata e Institucioneve Shëndetësore dhe Mjekëve Privatë të Fushës së Stomatologjisë
4. Fakulteti i Stomatologjise – Shkup
5. Fakulteti i Stomatologjise – Tetove
6. Fakulteti i Stomatologjise -Shtip

Press7.tv

Exit mobile version