Botuesi dhe analisti i njohur nga Maqedonia, Fejzi Hajdari, ka reaguar ashpër ndaj Ali Ahmetit, duke e akuzuar për hipokrizi.
Hajdari thekson se Ahmeti shkon në Prishtinë për të mbështetur UÇK-në, ndërkohë që, sipas tij, në Maqedoni për 24 vite në pushtet nuk e ka zgjidhur statusin e ushtarëve të UÇK-së, megjithëse kjo ishte pjesë e Marrëveshjes së Ohrit.
Ai shton se ushtarët maqedonas “Branitellat” të luftës së vitit 2001 gëzojnë paga, privilegje dhe beneficione të shumta, ndërsa ushtarët e UÇK-së në Maqedoni vazhdojnë të mbeten pa status të rregulluar. Hajdari përmend edhe shembujt e Kroacisë e Bosnje-Hercegovinës, ku veteranët e luftës kanë status dhe përfitime të qarta.