Lajme Maqedoni

Bekim Qoku kritik ndaj Ali Ahmetit kur Kosovën e sotme e krahësoi me atë nën Serbi dhe Jugosllavi!

Koordinatori i grupit parlamentar, Bekim Qoku, ka reaguar ashpër ndaj fjalimit të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, mbajtur në Prishtinë.

Qoku ka kritikuar deklaratën e Ahmetit, ku ai tha se “trupi morrnica i shkonte kur ka qenë rrugës për në Prishtinë”, duke e cilësuar si barazim të Kosovës së sotme me atë nën Serbi dhe Jugosllavi.

Në reagimin e tij, Qoku e ka akuzuar Ahmetin për mbështetje të Gjykatës Speciale, duke kujtuar bisedat e publikuara në “bombat” e Zaevit me zyrtarë të PDK-së për këtë çështje, si dhe për demarkacionin me Malin e Zi. Ai kujtoi se Ahmeti ka dëshmuar në Gjykatën Speciale dhe ka dalë “pa asnjë gjemb në këmbë”.

Sipas Qokut, lideri i BDI-së nuk ka dënuar asnjëherë ndërhyrjet e Serbisë në veri të Kosovës dhe nuk ka ngushëlluar familjen e heroit Afrim Bunjaku. Po ashtu, ai përmend propozimin me 9 pika të ish-ministrit Bujar Osmani, të cilin e quan mbështetje për Serbinë.

Qoku e akuzon Ahmetin edhe për ndihmën në themelimin e Ballkanit të Hapur, për pritjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Shën Naum, si dhe për mospërkujdesje për mirëqenien e ish-ushtarëve të UÇK-së, ndërkohë që partia e tij ka votuar disa herë ligjin për “branitellat” pa e zgjidhur statusin e veteranëve shqiptarë.

Ai shton se Ahmeti nuk ka synim ta shohë veriun e Kosovës pa struktura dhe banda kriminale të Serbisë, por vetëm rikthimin në pushtet “me çdo kusht e çdo çmim”, ndërsa e akuzon për korrupsion, favorizime familjare dhe “humbje të çdo ideali kombëtar apo njerëzor”./press7.tv

Exit mobile version