Lajme Maqedoni

Media boshnjake: E pabesueshme ajo që bënë 18.000 shqiptarë në Shkup, për Serbinë është e frikshme

Po shkruhet e po komentohet me të madhe ballafaqimi mes Shkëndijes dhe Qarabagut në kuadër të rrethit të tretë kualifikues të Champions League në futboll.

Jo për nivelin e lojës sa për shikueshmërinë e madhe në stadiumin “Tudor Proeski” në Shkup.

Media boshnjake “Sportsport” shkruan me titull: “Mesazh i ashpër për Beogradin: Është e pabesueshme ajo që bënë 18,000 shqiptarë në Shkup, Serbia është e kapluar nga frika!”.

“Ndeshja më e rëndësishme në historinë e Shkendijës u shënua me brohoritjet në tribuna që preku të gjithë maqedonasit, dhe sigurisht goditi rëndë edhe serbët.

Shqiptarët janë një komb që shtrihet në disa vende. Përveç atdheut të tyre, Shqipërisë, Kosovës, edhe në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Në Maqedoninë e Veriut, ata kanë edhe klubet e tyre që janë liderë në futbollin vendas, një shembull kryesor është Shkendija.
Ky klub, i cili fitoi titullin e kampionatit sezonin e kaluar, luajti ndeshjen e parë të raundit të 3-të kualifikues të Champions League kundër Qarabagut të martën në mbrëmje.Meqenëse stadiumi në Tetovë nuk është i përshtatshëm për ndeshje ndërkombëtare, Shkendja po luan në Shkup.

Kampioni i Maqedonisë luajti një ndeshje të mirë, pati rastet e veta, por humbi 0:1 dhe ka pak gjasa për të avancuar.

Në mesin e popullsisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut mbizotëronte një eufori e jashtëzakonshme dhe rreth 18,000 prej tyre erdhën në Shkup.

Në një moment, të gjithë u ngritën dhe kënduan këngë kushtuar Shqipërisë së Madhe, të cilat i tronditën maqedonasit. Shikoni si dukej këtu.

Në Shkup, ata ndiheshin sikur ishin në shtëpi. Kishte një numër flamujsh shqiptarë në tribuna dhe dikush do të pyeste veten nëse po luante kampioni maqedonas apo ai shqiptar.

Grupi i tifozëve të Ballistëve u dallua në veçanti, duke hyrë në stadium gjysmë ore me vonesë dhe gjëja e parë që bënë ishte të ngrinin flamurin shqiptar”, shkruan më tej media

“Kështu, një tjetër spektakël u shndërrua në dërgimin e mesazheve politike dhe nacionaliste, gjë që është tashmë një dukuri standarde në Ballkan.

Ngjarja në Shkup janë në një farë mënyre një paralajmërim për Serbinë, por edhe për Malin e Zi, pasi shqiptarët i konsiderojnë pjesë të këtyre dy vendeve si Shqipëria e Madhe”, ka shkruar mes të tjera mediumi boshnjak.

Exit mobile version