Futbolli, si asnjë tjetër sport, ka fuqinë të bashkojë edhe më të përçarët. Kjo u dëshmua sot në stadiumin e qytetit në Tetovë, ku gjatë ndeshjes ndërmjet Shkëndijës dhe Qarabag FK, politika shqiptare në Maqedoninë e Veriut la për pak anash ndasitë dhe u bashkua në tribunën VIP, shkruan Zyrtare.net
Në të njëjtin rresht u panë përfaqësues të lartë të dy blloqeve politike shqiptare: nga VLEN – Izet Mexhiti dhe Afrim Gashi, Besar Durmishi, Mendi Qyra si dhe nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Ali Ahmeti, Arben Taravari, Halil Snopçe, Faton Ahmeti.
Mes tyre nuk munguan as përshëndetjet dhe shtrëngimet e duarve, një pamje që rrallëherë ofrohet në skenën politike të vendit.
Ky moment simbolik erdhi në një atmosferë sportive dhe qytetare, ku Shkëndija përveçse përfaqëson Tetovën në arenën ndërkombëtare, po shndërrohet edhe në një platformë që tejkalon përplasjet politike./ZYRTARE.net