KF Shkëndija në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues për Conference League u mposht me rezultat minimal nga Qarabag, transmeton TV21.
Goli i vetëm i takimit u realizua në minutën e 18-të nga Bayramov, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një ndërhyrjeje që gjyqtari e vlerësoi si të palejuar brenda zonës.
Pavarësisht disa rasteve në pjesën e dytë, Shkëndija nuk arriti të barazojë rezultatin, ndërsa Qarabag kontrolloi ritmin dhe e mbrojti avantazhin deri në fund.
Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Azerbajxhan, ku Shkëndija do të ketë përballë një sfidë të vështirë për të kaluar më tej.