Lajme Maqedoni

Izet Mexhiti: Arrestohet një nga tifozët që brohoriti thirrje anti-shqiptare në Kumanovë

Pas thirrjeve fashiste dhe anti-shqiptare që tronditën opinionin pak ditë më parë në Kumanovë, gjatë ndeshjes së basketbollit Maqedonia e Veriut – Rumania, sot kemi një zhvillim pozitiv: është arrestuar një nga tifozët përgjegjës për thirrjet e urrejtjes.

Përgëzoj institucionet për reagimin e menjëhershëm dhe profesional. Ky është një mesazh i qartë se gjuha e urrejtjes nuk do të tolerohet në një shoqëri demokratike.

Në të njëjtën frymë, sot zemra dhe mendja jonë janë me Shkëndijën, krenarinë e futbollit shqiptar, që përballet me Qarabagun në kuadër të garave evropiane.

Uroj me zemër suksese për Shkëndijën! Të dilni me kokën lart, të përfaqësoni me dinjitet qytetarët tanë në arenën ndërkombëtare.

Ftoj të gjithë tifozët që të mbështesin Shkëndijën me sportivitet, kulturë dhe dinjitet kombëtar.

Atdhedashuria nuk dëshmohet me urrejtje ndaj tjetrit, por me sjellje shembullore në çdo përfaqësim./press7.tv

Exit mobile version