Partia Liberale (FDP) ka propozuar Përparim Avdilin si kandidat të saj për kryetar të qytetit zviceran Cyrih.
Avdili, me origjinë nga Kumanova, e ka ndarë vetë këtë lajm të rëndësishëm në një postim në rrjetin social Facebook, ku ka shkruar edhe për rrënjët e tij familjare.
Ai thekson se familja e tij ka prejardhje nga Kumanova, por jeta e tij është tërësisht e lidhur me Zvicrën, ku është rritur dhe arsimuar. Avdili është tashmë një politikan i suksesshëm në vend.
“Jam rritur në Cyrih si fëmijë i një familjeje me prejardhje migrante,” shkruan ai.
“Arsimimin tim e mora në lagjet Altstetten dhe Albisrieden. Edhe sot mbaj lidhje të ngushta me lagjen time – ende luaj futboll me shokët e fëmijërisë.”
“Jam i lidhur fort me këtë qytet dhe çdo ditë e jetoj me pasion atë që bëj,” përfundon Avdili.