Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe vizitën e disa zyrtarëve të Aleancës për Shqiptarët (ASH) në Prishtinë, ku u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Qoku ka dërguar një mesazh të qartë për pozicionimin e tij politik, duke theksuar vlerat mbi të cilat, sipas tij, duhet të qëndrojë veprimi politik.
“Do të jemi gjithmonë bashkë kundër shthurjes morale në politikë, kundër strukturave që janë bërë sinonim i korrupsionit, krimit të organizuar, nepotizmit e klientelizmit. Bashkë e faqebardhë.Ecim tutje, sepse Megjithatë ia VLEN,” shkruan Qoku.
Mesazhi i Qokut vjen si konfirmim se krahu i mbetur në VLEN dhe brenda qeverisë mbetet i përkushtuar ndaj vizionit të ndryshimit dhe ndarjes së qartë nga të gjitha ato struktura që, sipas tij, përfaqësojnë korrupsionin dhe degradimin moral në politikë.