Mehmeti pas shkuarjes në zgjedhje: Osmani nuk do t’i sjellë asgjë LDK-së
Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, pas dështimit për zgjedhjen e presidentit dhe shkuarjes së vendit në zgjedhje për herë të pestë. Në emisionin “Këndi i Kimit” në Tëvë1, Mehmeti tha se situata e krijuar u ka shkuar më shumë për shtati partive opozitare, përfshirë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
