Arben Fetai: Kundërshtari ynë i vetëm është BDI – Nuk kemi kohë për patericat e saj
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka reaguar me një status të fuqishëm në rrjetin social Facebook, ku thekson se kundërshtari i vetëm politik i Aleancës për Shqiptarët është Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), duke përjashtuar çdo bashkëpunim me individë apo grupe që, sipas tij, përpiqen të faktorizohen në kurriz të Aleancës.