Kurti viziton “Bogaj Decor”, premton 1 miliard euro për prodhim dhe mbështetje të bizneseve
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar kompaninë Bogaj Decor, e specializuar në prodhimin e kuzhinave dhe produkteve dekorative, duke vlerësuar kontributin e saj në prodhim dhe eksport. Sipas Kurtit, kompania ka 14 punëtorë me pagë mesatare prej 1,100 eurosh në muaj, ndërsa pjesa më e madhe e produkteve të saj eksportohet në tregjet evropiane,
