Haradinaj për Selmanajn: Bacën Isuf nuk e thyen as burgosja e vëllezërve gjatë viteve ’80-ta
Ramush Haradinaj i ka dhënë lamtumirën e fundit Isuf Selmanajt. Ai theksoi se Selmanaj mbeti i palëkundur në rrugën atdhetare, pavarësisht sfidave, ndërsa familja e tij dha kontribut të madh për lirinë e vendit, duke pasur edhe dëshmorë. Haradinaj u shprehu ngushëllime familjarëve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin.
