Para vendimeve të rëndësishme që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë, zhvillova një tjetër takim koordinues me zëvendëskryeministrin, ministrat, zëvendësministrat, zëdhënësen e Qeverisë, koordinatorin e grupit parlamentar të VLEN-it dhe bashkëpunëtorët tanë të afërt.
NAUTUBONE
Имате болки во колена и колкови? Прочитајте ова
×
Jemi një ekip me përgjegjësi të qarta dhe objektiva të përbashkëta. Qeverisja jonë është ndryshe: e drejtë, transparente dhe e fokusuar te qytetari.
Çdo vendim që marrim bazohet në interesin publik, në barazi dhe në zhvillim të qëndrueshëm e afatgjatë. Nuk bëjmë politikë ditore, ne kemi projekte strategjike që tashmë janë në lëvizje.
Pikërisht sot, Qeveria ndërmori hapa konkretë drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve. Përveç miratimit të projektligjit për Medresenë dhe Lojrat e Fatit, miratuam edhe:
NAUTUBONE
Болката во зглобовите ќе помине за 3 дена! Користете пред спиење
×
Informacionin për rekonstruktimin dhe ndërtimin e dy pavijoneve të reja në spitalin e Tetovës, spitalin e ri në Kërçovë, si dhe modernizimin e spitalit në Shtip, investim prej 205 milionë euro. Të gjitha do të pajisen me aparaturë moderne dhe do të jenë pjesë e procesit të digjitalizimit të sistemit shëndetësor.
Informacionin për fillimin e projektit për ndërtimin e sistemit të ujësjellësit në fshatrat Luboten dhe Lubanc të Komunës së Butelit, me vlerë prej 110.5 milionë denarë.
Koordinime si ky i sotmi janë garanci se zëri i shqiptarëve është i pranishëm dhe vendimtar në çdo nivel.
Vazhdojmë me transparencë, seriozitet, vizion dhe përkushtim të plotë. Kjo është qeverisja jonë. Ky është VLEN.