Dylli i veshit mund ta parashikojë sëmundjen e Parkinsonit
Studiuesit nga “American Chemical Society” po pretendojnë se kanë zhvilluar një sistem të ri që mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të sëmundjes neurologjike, Parkinson. Ky zbulim lidhet me erën e veçantë të sebumit, përbërës kryesor i dyllit të veshit. Sebumi është substancë yndyrore që trupi e prodhon për të mbrojtur dhe lubrifikuar lëkurën.