Lajme Maqedoni

Zëvendëskryeministri Arben Fetai: “Sot, VLEN është shumë më i fortë se dje – Plani i Artanit ka dështuar”

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku ka dhënë një mesazh të qartë lidhur me zhvillimet politike aktuale dhe pozicionin e koalicionit VLEN. Ai thekson se koalicioni është më i fortë se kurrë më parë dhe se përpjekjet për destabilizim janë të dështuara.

“Me qetësi dhe dashuri. Sot, VLEN është shumë më i fortë se dje. Britmat e tyre nuk janë për shqiptarët, por për shpëtimin e BDI-së. Kot e kanë – kufomat politike nuk ringjallen. Plani i Artanit ka dështuar”, shkruan Fetai.

Ky reagim vjen pas zhvillimeve të fundit politike dhe deklaratave të ndryshme nga aktorë të tjerë politikë. Komentet e Fetait janë interpretuar si një kundërpërgjigje ndaj përpjekjeve për rikthim të strukturave të vjetra politike në skenën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Postimi i tij është përkrahur nga dhjetëra qytetarë dhe mbështetës në rrjetet sociale, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe thirrjet për bashkim kombëtar dhe punë për të mirën e qytetarëve shqiptarë në vend.

Fetai vazhdon të jetë një ndër zërat kryesorë të koalicionit VLEN dhe ky status konfirmon qëndrimin e vendosur të kësaj force politike ndaj çdo tentative për rikthimin e të kaluarës./press7.tv

Exit mobile version