Lajme Maqedoni

Takim vëllazëror në Tetovë mes Kasamit dhe Qokut me ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca

Tetovë, 29 maj 2025 – Kryetari i Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami, së bashku me koordinatorin e grupit parlamentar të VLEN-it, z. Bekim Qoku, pritën për vizitë zyrtare Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca.

Takimi i zhvilluar në ambientet e komunës u karakterizua nga një atmosferë vëllazërore dhe diskutime për thellimin e bashkëpunimit institucional mes Kosovës dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Z. Kasami vlerësoi vizitën si një dëshmi e fortë e lidhjes kombëtare dhe bashkëpunimit ndërshqiptar.

“Vizita e Kryetarit Konjufca dëshmon edhe një herë forcën e lidhjes sonë vëllazërore dhe kombëtare”, theksoi z. Kasami në një postim publik në rrjete sociale.

Gjatë takimit u diskutua për sfidat e përbashkëta, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe projektet që mund të realizohen në të ardhmen për të avancuar pozitën e shqiptarëve në rajon./press7.tv

Exit mobile version