Lajme Maqedoni Uncategorized

Snopçe: Nëse ASH del Qeveria është jostabile, Stojanovski: Edhe nëse ndahet koalicioni “VLEN”, Qeveria do funskionojë pa problem

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët , krahu i Arben Taravarit, Halil Snopçe  vlerson se nëse partia e tij del nga Qeveria, çështja e zgjedhjeve të reja parlamentare do të hapet në mënyrë të pashmangshme, pasi Qeveria do të humbë stabilitetin dhe legjitimitetin.

“Pa dyshim që Qeveria i ka numrat edhe pa Aleancën për Shqiptarët, por do të jetë e paqëndrueshme me vetëm nëntë deputetë shqiptarë”, tha Snopçe.

Por nga  VMRO-DPMNE, thonë se Qeveria është stabile edhe nëse ngel pa ASH-në.

“Ne disa herë kemi thënë se shumica jozyrtarisht ka mbi dy të tretat, pra më shumë se 80 deputetë. Unë ju siguroj se, edhe nëse kjo situatë bëhet aktuale dhe ndodh, Qeveria do të funksionojë krejtësisht normalisht dhe më mirë se më parë. Ne jemi të gatshëm për zgjedhje të parakohshme në çdo moment, por ato nuk do të mbahen së bashku me zgjedhjet lokale”, u shpreh deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski.

Nga partia maqedonase në pushtet me vlersim se janë gjithmonë të gatshmëm për zgjedhje të parakohshme, por ato nuk do të mbahen në të njëjtën kohë me zgjedhjet lokale.

 

Exit mobile version