Zbulohet marihuanë në makinën e një hungarezi në Tabanoc – kapet në tentativë për kontrabandë
Më 20 maj 2025, rreth orës 08:20, në Pikën e Kalimit Kufitar Tabanoc, autoritetet e Maqedonisë së Veriut arrestuan një shtetas hungarez 47-vjeçar, C.Z., pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij me targa hungareze, u zbulua një sasi e marihuanës e fshehur në tapicerinë mbi xhamin e përparmë. Droga u sekuestrua për procedura të mëtejshme