Lajme Maqedoni

Skandali në Onkologji: Dy aktakuza për keqpërdorime dhe trajtime kriminale ndaj pacientëve

Prokuroria Themelore në Shkup ka ngritur dy aktakuza të rënda për rastin “Onkologjia”, duke goditur drejtues të lartë dhe mjekë të Klinikës për përfshirje në veprime kriminale që kanë shkaktuar dëme të mëdha financiare dhe shëndetësore.

Dy ish-drejtorë të Klinikës akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, mashtrim dhe përvetësim, me dëme që arrijnë 2.2 miliardë denarë. “Nisëm me një hetim, përfunduam me dy aktakuza. Ky është një rast me pasoja të rënda për institucionet publike,” deklaroi prokurori Gavril Bubevski.

Në aktakuzën e dytë, katër onkologë, përfshirë ish-drejtorin, përballen me akuza për krime kundër shëndetit të pacientëve. Sipas Ana Gogovska Jakimovska, “Te 29 pacientë është aplikuar trajtim i gabuar, me barna që kanë dëmtuar rëndë shëndetin e tyre. Janë përdorur metoda në kundërshtim me udhëzimet onkologjike.”

Kryeprokurori Lupço Kocevski e quajti rastin një “thyerje të rëndë të besimit në shëndetësinë publike” dhe u bëri thirrje Klinikave të tjera të punojnë me përkushtim.

 

Exit mobile version