Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Japoni ka takuar kryeministrin japonez, Shigeru Ishiba. Sipas njoftimit të presidentes Osmani, ajo e ka falenderuar presidentin Ishiba për mikpritjen e ngrohtë dhe për përkushtimin e tij për thellimin e partneritetit mes Kosovës dhe Japonisë. “Gjatë takimit, biseduam për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ekonomik dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët. Kosova mbetet një partnere e besueshme dhe një zë i përkushtuar në mbrojtjen e paqes, demokracisë dhe bashkëpunimit — vlera që na bashkojnë me Japoninë.” – ka shkruar Osmani në Facebook më 13.06.2025.
Osmani ka theksuar që populli i Kosovës është gjithnjë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë në çdo etapë të shtetndërtimit të Kosovës, integrimit ndërkombëtar dhe zhvillimit të qëndrueshëm