Kosovë Lajme

Deputetit të Listës Serbe, Slavko Simić, i ngritet aktakuzë nga Policia e Kosovës për përfshirje në trazirat në Leposaviq!

Burime të sigurta të portalit tonë konfirmojnë se ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Slavko Simić, është ngritur aktakuzë zyrtare nga Policia e Kosovës lidhur me përfshirjen e tij në protestat dhe trazirat e ndodhura në komunën e Leposaviqit.

Sipas burimeve, deputeti dyshohet për nxitje të tensioneve dhe pjesëmarrje aktive në organizimin e protestave të dhunshme, të cilat kanë shkaktuar pasiguri dhe përplasje ndërmjet qytetarëve dhe forcave të rendit. Policia ka dorëzuar dosjen me provat përkatëse në prokurori, ku tashmë ka filluar procedura ligjore për hetimin e mëtejshëm.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës nuk kanë dhënë ende një deklaratë publike, ndërsa nga ana e vet Lista Serbe nuk ka reaguar në lidhje me këto zhvillime.

Portali ynë do të vijojë të ndjekë situatën dhe do t’ju informojë në kohë reale për çdo zhvillim të ri, Percjell press7.tv

Exit mobile version