Lajme Maqedoni

MPPS njofton: Nis pagesa e të drejtave sociale dhe të fëmijëve

MPPS informon se nga data 5 maj 2025 ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin prill 2025.

Përfituesit që kanë kartelë debitore mund t’i tërheqin paratë që nga sot në mënyrat e mëposhtme:

  • Në bankomatet e bankave,
  • Përmes pagesave në rrjetin e shitjeve,
  • Përmes bankingut elektronik ose mobil.

Për ata që nuk kanë kartelë, pagesa do të bëhet në dy ditë të ndara, në të gjitha degët dhe sportelet e bankave, sipas renditjes alfabetike të shkronjës së parë të mbiemrit:

  • Më 05.05.2025: A, B, V, G, D, GJ, E, ZH, Z, X, I, J, K, L, LL
  • Më 06.05.2025: M, N, NJ, O, P, R, S, T, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH

Ky organizim bëhet për të shmangur grumbullimet dhe radhët e gjata në banka

Exit mobile version