Maqedoni

Maqedoni

Lajme Maqedoni

ASh e diasporës pranë Selës kundër bashkëpunimit me Taravarin!

Ata investuan me zemër, me para, me kohë dhe me ideal. Për më shumë se një dekadë, emigrantët shqiptarë në Zvicër besuan te Aleanca për Shqiptarët, e ngritën si një kauzë kombëtare, e jo thjesht si një parti politike. Ata shpresuan e besuan se më në fund shqiptarët në Maqedoninë e Veriut do të kishin

Lexo më shumë
Lajme Maqedoni

Bashkim Bakiu distancohet nga Taravari, i bashkohet VLEN-it: “Jemi të bindur në rrugëtimin tonë për ndryshim

Bashkim Bakiu, drejtor i Institucionit Publik për nevojat e klinikave universitare, Entit dhe Qendrës Urgjente – Shkup, ka njoftuar se karrierën e tij politike do ta vazhdojë brenda koalicionit VLEN, duke u distancuar nga Arben Taravari. Në një deklaratë të publikuar në rrjete sociale, Bakiu theksoi se vendimi është marrë pas konsultimeve me bashkëpunëtorë të

Lexo më shumë
Lajme Maqedoni

Skandal me leje qëndrimi në RMV: Arrestohen 11 persona, 7 prej tyre policë – dy të dyshuar në arrati

Prokuroria Themelore Publike ka njoftuar se në një aksion të gjerë policor të zhvilluar sot në Shkup, Shtip dhe në pikën kufitare Bllacë janë bastisur 15 lokacione dhe janë arrestuar 11 persona, përfshirë 7 zyrtarë policorë, të dyshuar për përfshirje në një skemë korrupsioni lidhur me lejet e qëndrimit për shtetas të huaj në Maqedoninë

Lexo më shumë
Lajme Maqedoni

Tetova dhe Zhelina lidhen përmes rrugës së re Pallaticë-Tetovë

Një rrugë e re që lidh fshatin Pallaticë me qytetin e Tetovës është inauguruar sot, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës dhe lidhjes ndërkomunale në rajonin e Pollogut. “Ky projekt përfshinë 1500 metra të gjatësi të rrugës, 5 metra gjerësi asfalt dhe deri në 6 metra bankinat, 500 metër mur mbrojtës

Lexo më shumë
Lajme Maqedoni

Hetimet për zjarrin tragjik në Koçan drejt përfundimit

Hetimet për zjarrin në Koçani, ku humbën jetën 62 persona, janë në fazën përfundimtare. Lajmin e ka bërë të ditur Prokurori i Përgjithshëm, Ljupço Kocevski, i cili theksoi se brenda dhjetë ditësh pritet të përfundojë e gjithë procedura hetimore. “Janë intervistuar mbi 300 persona – dëshmitarë, të dyshuar, profesionistë të fushës. Aktualisht nuk ka persona

Lexo më shumë
Lajme Maqedoni

Skandali në Onkologji: Dy aktakuza për keqpërdorime dhe trajtime kriminale ndaj pacientëve

Prokuroria Themelore në Shkup ka ngritur dy aktakuza të rënda për rastin “Onkologjia”, duke goditur drejtues të lartë dhe mjekë të Klinikës për përfshirje në veprime kriminale që kanë shkaktuar dëme të mëdha financiare dhe shëndetësore. Dy ish-drejtorë të Klinikës akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, mashtrim dhe përvetësim, me dëme që arrijnë 2.2 miliardë

Lexo më shumë
Lajme Maqedoni

Kasami : “Mos e mbuloni të vërtetën për spitalin modular!

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka reaguar ashpër në lidhje me trajtimin gjyqësor të rastit të djegies së spitalit modular në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona në shtator të vitit 2021. Ai akuzoi institucionet e drejtësisë për trajtim të sipërfaqshëm dhe politik të këtij rasti tragjik dhe paralajmëroi se nuk do të

Lexo më shumë
Lajme Maqedoni

Mickoski për përplasjet mes Arsovskës dhe Ganiut: Nëse ka ndërtime pa leje, le të veprojë – jo retorikë boshe

Kryeministri Hristijan Mickoski, ka reaguar pas akuzave të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, e cila pretendon se në komunën e Çairit po zhvillohen ndërtime pa leje. Ai u shpreh se, nëse këto pretendime janë të vërteta, atëherë Arsovska ka kompetencat për të ndërmarrë masa konkrete, duke theksuar se qytetarët nuk përfitojnë asgjë nga,

Lexo më shumë
Lajme Maqedoni

Kuvendi i Kosovës nesër për herë të 20-të tenton konstituimin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish nesër në sallën plenare për të provuar për herë të 20-të konstituimin e Legjislaturës së nëntë, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura më 9 shkurt. Seanca do të zhvillohet nga ora 11:00, nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari. Të mërkurën, përpjekja e 19-të për konstituimin e

Lexo më shumë
Lajme Maqedoni

Zgjerohen hetimet për grupin “Bellanoca-Baron”: Katër të arrestuar dhe drogë e sekuestruar në Shkup

Prokuroria Themelore Publike ka njoftuar detaje të reja nga aksioni i sotëm policor në kuadër të rastit “Bunker”, i cili ka të bëjë me hetimin ndaj anëtarëve të dyshuar të grupit kriminal “Bellanoca-Baron”. Bastisjet u zhvilluan në pesë lokacione në Shkup, ku janë arrestuar katër persona. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve

Lexo më shumë