Maqedoni

Maqedoni

Lajme Maqedoni

Salim Sulejmani jep dorëheqje nga ASH dhe mandati i deputetit: “Nuk mund të jem pjesë e një bashkëpunimi me BDI-në

I zgjedhuri i Aleancës për Shqiptarët dhe përfaqësues i koalicionit VLEN në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Salim Sulejmani, ka dhënë sot dorëheqje nga të gjitha funksionet partiake dhe nga mandati i deputetit. Në një deklaratë të detajuar publike, ai ka sqaruar arsyet e këtij vendimi, të cilin e quan të ndikuar nga zhgënjimi i

Lexo më shumë
Lajme Maqedoni

Dy tërmete në rajonin Ohër–Strugë në orët e para të mëngjesit

  Sot në mëngjes, në orën 05:07 dhe 05:16, janë regjistruar dy tërmete me epiqendër në rajonin Peshtani – Ohër – Strugë, rreth 100 kilometra në jugperëndim të Shkupit. Sipas Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematike në Shkup, tërmetet kishin magnitudë prej 3.4 dhe 2.3 në shkallën Rihter. Tërmeti i parë, më

Lexo më shumë
Lajme Maqedoni

VLEN: Jemi të bashkuar më shumë se kurrë – përpjekjet e BDI-së dështuan

Koalicioni VLEN ka reaguar me një komunikatë të fuqishme, duke theksuar unitetin politik dhe institucional mes partive përbërëse, përballë përpjekjeve për destabilizim nga rivalët politikë. “Të gjitha partitë dhe përfaqësuesit tanë janë të sinkronizuar në vizion, qëllime dhe vendime. VLEN është një trup i bashkuar që vepron me përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe me vendosmëri në

Lexo më shumë
Lajme Maqedoni

Ndërprerje e shkurtër në rrjetin elektrik – MEPSO: Arsyeja, tensionet e larta në rrjetin rajonal 400 kV

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është shënuar një ndërprerje afatshkurtër në rrjetin e transmetimit 110 kilovolt, si pasojë e një defekti të shkaktuar nga tensionet e larta në rrjetin rajonal 400 kV, njofton Operatori i Sistemit të Transmetimit, MEPSO. Sipas njoftimit zyrtar, tensionet e larta në rrjetin 400 kilovolt – që aktualisht

Lexo më shumë
Lajme Maqedoni

Qoku pas përçarjes në ASH: Ne qëndrojmë bashkë, ia VLEN për ndryshimin

Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe vizitën e disa zyrtarëve të Aleancës për Shqiptarët (ASH) në Prishtinë, ku u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Qoku ka dërguar një mesazh të qartë për pozicionimin e tij politik, duke theksuar vlerat mbi të

Lexo më shumë
Lajme Maqedoni

Fetai: Bashkë me miq të idealit në ASH, vizituam Albin Kurtin! Na bashkon ideali i përbashkët

Zëvendëskryeministri nga radhët e ASH-së, Arben Fetai përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se bashkë me miq të partisë, kanë vizituar kryeministrin në largim të Kosovës, Albin Kurti, përcjell TV21. Fetai thotë se me Kurtin i bashkon ideali për progres dhe zhvillim. “Në agimin e kësaj dite, së bashku me disa miq të idealit nga Aleanca

Lexo më shumë
Lajme Maqedoni

Krah i ri politik në ASH? Përfaqësuesit kritikë të vendimit të Taravarit, në takim me Albin Kurtin

Në një zhvillim që pasqyron qartë përçarjet e fundit brenda Aleancës për Shqiptarët (ASH), një grup zyrtarësh të lartë të kësaj partie, të cilët nuk e mbështesin vendimin e liderit Arben Taravari për të braktisur qeverinë dhe për të afruar qëndrimet me BDI-në, u pritën sot në një takim zyrtar në Prishtinë nga kryeministri i

Lexo më shumë
Lajme Maqedoni

Azir Aliu: Unë do të vazhdoj të jem pjesë e procesit që e nisëm në VLEN dhe në këtë Qeveri!

Ish ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu sot ndodhet në Prishtinë, ku bashkë me zëvendëskryeministrin Arben Fetai dhe eksponentë të tjerë nga Aleanca për Shqiptarët realizuan takim me kryeministrin Albin Kurti, përcjell TV21. Aziri në profilin e tij në Facebook ka shkruar se edhe pas largimit të Taravarit nga VLEN dhe Qeveria, ai

Lexo më shumë
Lajme Maqedoni

Mexhiti: Mbretëria e Bashkuar investon 6 miliardë euro në Maqedoninë e Veriut

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka bërë të ditur se Mbretëria e Bashkuar do të investojë një shumë rekord prej 6 miliardë eurosh në Maqedoninë e Veriut, përmes një pakete gjithëpërfshirëse që mbulon sektorë kyç si shëndetësia, infrastruktura dhe arsimi. Ky investim përfaqëson një nga angazhimet më të mëdha ndërkombëtare ndonjëherë në vend dhe një hap të

Lexo më shumë
Lajme Maqedoni

VMRO-DPMNE shpërthen pas vendimit për spitalin Modular: Dënim i turpshëm, kërkojmë reforma urgjente në drejtësi

Deputeti Bane Petrushevski nga VMRO-DPMNE reagoi ashpër ndaj vendimit gjyqësor për tragjedinë në spitalin modular në Tetovë, duke kërkuar përgjegjësi të plotë nga institucionet përkatëse. “Këto janë dënime të ulëta, të turpshme, larg drejtësisë dhe veçanërisht larg drejtësisë reale, për një rast ku humbën jetën 14 persona. Kjo ndodhi në shtator të vitit 2021 në

Lexo më shumë