Bashkim Bakiu, drejtor i Institucionit Publik për nevojat e klinikave universitare, Entit dhe Qendrës Urgjente – Shkup, ka njoftuar se karrierën e tij politike do ta vazhdojë brenda koalicionit VLEN, duke u distancuar nga Arben Taravari.
Në një deklaratë të publikuar në rrjete sociale, Bakiu theksoi se vendimi është marrë pas konsultimeve me bashkëpunëtorë të afërt dhe me vetëdije të plotë për zhvillimet politike të fundit. Ai shtoi se nuk bëhet fjalë për ndonjë konflikt personal, por për një orientim të qëndrueshëm politik që synon vazhdimin e “ndryshimit të nisur para zgjedhjeve të vitit 2024”.
“Pa ngarkesa personale dhe hatërmbetje, rrugëtimi politik kërkon qëndrueshmëri, vizion dhe angazhim. Ne jemi të bindur në rrugëtimin tonë, me VLEN për ndryshim”, ka shkruar ai.