Në një vendim të marrë nga udhëheqësia e koalicionit VLEN, deputeti Adnan Azizi është emëruar shef i Shtabit Qendror Zgjedhor për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në muajin tetor të këtij viti.
Ky emërim vjen si shprehje e vlerësimit për përvojën e gjatë politike të deputetit Azizi, angazhimin e tij të vazhdueshëm në terren dhe besimin e fuqishëm që gëzon brenda strukturave të koalicionit. VLEN synon që me këtë vendim të forcojë përgatitjet dhe koordinimin strategjik në prag të zgjedhjeve, me qëllim maksimizimin e përfaqësimit dhe rritjen e rezultatit elektoral.
Koalicioni ka nisur tashmë përgatitjet intensive për fushatën zgjedhore, duke mobilizuar të gjitha kapacitetet organizative për të zhvilluar një fushatë dinjitoze dhe konkurruese në të gjitha komunat.