Lajme Maqedoni

Zgjerohen hetimet për grupin “Bellanoca-Baron”: Katër të arrestuar dhe drogë e sekuestruar në Shkup

    Prokuroria Themelore Publike ka njoftuar detaje të reja nga aksioni i sotëm policor në kuadër të rastit “Bunker”, i cili ka të bëjë me hetimin ndaj anëtarëve të dyshuar të grupit kriminal “Bellanoca-Baron”. Bastisjet u zhvilluan në pesë lokacione në Shkup, ku janë arrestuar katër persona.

    Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve është zbuluar dhe sekuestruar një sasi e madhe marihuane, që do t’i nënshtrohet ekspertizës ligjore.

    Prokuroria ka lëshuar urdhër për hapjen e procedurës hetimore ndaj të arrestuarve për veprat penale “shoqërim kriminal” dhe “vrasje”, ndërsa njëri prej tyre akuzohet edhe për “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve”.

    Të arrestuarit dyshohen për përfshirje në vrasjen e A.I., më 26 maj 2024 në zonën e njohur si “Rruga e Plastikave” në Shkup, si dhe për lidhje me vrasjen e O.B., më 15 korrik 2023 në Hanioti të Greqisë. Hetimet për grupin “Bellanoca-Baron” vijojnë.