Lajme Shqipëri

Zgjedhjet e 11 majit- 54 kallëzime penale për krime zgjedhore

    Deri më sot janë regjistruar 54 kallëzime penale për vepra të ndryshme penale në fushën e zgjedhjeve. Sipas të dhënave zyrtare, 27 denoncime janë paraqitur pranë Policisë së Shtetit, ndërsa 9 raste janë referuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Kallëzime të tjera janë depozituar nga subjekte politike.

    Në ndarjen sipas juridiksioneve, numri më i lartë i kallëzimeve është regjistruar në:
    • Prokuroria Tiranë – 14 kallëzime
    • Prokuroria Dibër – 9 kallëzime
    • Prokuroria Fier dhe Prokuroria Elbasan – nga 5 kallëzime secila
    • Prokuroria Lezhë – 5 kallëzime
    • Prokuroria Sarandë, Durrës dhe Kukës – nga 3 kallëzime secila
    • Prokuroria Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër – nga 2 kallëzime
    • Prokuroria Korçë – 1 kallëzim

    Ndërkohë, katër çështje janë përcjellë për kompetencë në SPAK: dy prej Prokurorive të Durrësit dhe Lezhës, dhe dy procedime penale nga Prokuroria Fier dhe Shkodër.

    Autoritetet po vijojnë hetimet, ndërsa pritet që rastet të vlerësohen në funksion të elementëve të veprave penale të lidhura me procesin zgjedhor.