Lajme Maqedoni

Zgjatet paraburgimi për Bekim Maksutin, vazhdon hetimi për zjarrin tragjik në “Puls”

    Gjykata ka zgjatur edhe për 30 ditë paraburgimin për Bekim Maksutin, ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, një nga të dyshuarit kryesorë për zjarrin tragjik në diskotekën “Puls” në Koçan.

    Në të njëjtin rast, tre ish-ministra të Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi, Valon Saraçini dhe Bekim Neziri – ndodhen në arrest shtëpiak, po ashtu edhe tre ish-kryetarë të Komunës së Koçanit dhe disa zyrtarë policorë lokalë.

    Deri tani, hetimi përfshin 59 persona:

    • 19 në paraburgim
    • 13 në arrest shtëpiak
    • 12 me masa tjera sigurie
    • 1 nën trajtim mjekësor

    Bekim Maksuti akuzohet për shpërdorim të detyrës dhe neglizhencë institucionale që mund të ketë kontribuar në tragjedinë e zjarrit që shkaktoi viktima dhe dëme të mëdha. Ai ka mohuar akuzat, ndërsa mbrojtja e tij ka kërkuar masë më të butë sigurie, kërkesë që deri më tani është refuzuar nga gjykata.