Lajme Maqedoni

VLEN po shkrihet në një parti politike

    Krerët e partive shqiptare të bashkuara në koalicionin VLEN këtë pasdite po zhvillojnë një takim në selin e Alternativës, ku po diskutojnë më hollësisht bashkimin e ardhshëm të tre partive dhe lëvizjes VV në një subjekt të ri politik. Lideri i LD-së, Izet Mexhiti para fillimit të takimit tha se shkrirja në një subject politik bëhet që votuesit shqiptar në zgjedhjet lokale të votojnë mes dy taboreve politike – VLEN-it dhe FE-së, përcjell  press7.

    ““Ashtu siç paralajmëruam para qytetarëve se vazhdojmë procesin e shkrirjes së subjekteve në një subjekt të vetëm të VLEN-it, që shqiptarët, votuesit të kenë dy taborë, pra VLEN-in dhe Frontin Evropian, pra të kenë pluralizëm, mundësinë për përzgjedhje dhe ashtu siç patëm në zgjedhjet parlamentare, të kenë mundësinë edhe në zgjedhjet lokale në tetor që të bëjnë vlerësimin dhe përzgjedhjen ndërmjet Vlenit dhe BDI-së””,tha Mexhiti.

    Ai poashtu tha se porosia e të gjithë partnerëve të Qeverisë është “që edhe në Qeveri edhe me BDI-në nuk ka mundësi”.

    “Porosia nga të gjithë partnerët në Qeveri është që çdokush që e ndihmon dhe bashkëpunon me BDI-në, duhet të mos turpërohet, ta nxjerrë para opinionit dhe lirisht mund të shkojë të bëhet bashkë me BDI-në. Por, edhe në Qeveri edhe me BDI-në nuk ka mundësi. Kjo është deklaruar nga të gjithë partnerët në Qeveri”, tha Mexhiti.

    Sonte nuk do të merret vendim se kush do të jetë kryetar i koalicionit VLEN.

    Sa i përket kërkesës së opozitës për zgjedhje  të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale, Mexhiti gjatë ditës tha se nuk sheh nevojë për këtë.

    “Në tetor do të ketë zgjedhje lokale, mund ti masim forcat, qytetarët do të shprehin mendimin e tyre si për ta ashtu edhe për ne. Nuk shoh nevojë për zgjedhje të parakohshme, as numrat nuk e kërkojnë, as situatat, ka një Qeveri të qëndrueshme që ndoshta ka numrin më të madh të deputetëve në historinë e Maqedonisë”, tha Mexhiti, përcjell press7.

    I pyetur se a ka gjasa që për krytar komunash të kenë kandidat të përbashkët përfshi këtu bashkepunimi me Taravarin, Mexhiti tha se koalicioni VLEN do të ketë kandidatë të përbashkët, lista të përbashkëta dhe një program të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale.

    “Nuk ka pasur shembull në historinë e shtetit, por ndoshta në rajon, ku një koalicion funksionon në qeveri, dhe garon në zgjedhjet lokale me lista të ndara. Ky nuk është rasti as në bllokun maqedonas dhe as në atë shqiptar. Është vetëm për t’u afruar me Bashkimin Demokratik për Integrim, për t’u rikthyer te BDI, dhe pavarësisht ofertave tona ata vendosën të jenë bashkë me BDI-në dhe Ahmetin. Kjo duket qartë nga deklaratat e Taravarit, i cili vlerëson qeverisjen e BDI-së, por i shpëtoi asaj qeverisjeje. Qëndrimi i VLEN është se VLEN do të ketë kandidatë të përbashkët, lista të përbashkëta dhe një program të përbashkët. VLEN është e hapur ndaj sektorit joqeveritar, ndaj shqiptarëve më të mirë, më të arsimuar, më profesionistë. Do të kemi edhe kandidatë të pavarur që do të kenë mbështetjen e VLEN. Nuk është e thënë të kesh një fanellë partie për të qenë kandidat për kryetar komune i mbështetur nga VLEN. tha Mexhiti.

     

    Njoftimi për bashkimin e partive të koalicionitVLEN në një subjekt të ri politik vjen pas vendimit të kryesisë qendrore të Aleancës për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, që në zgejdhjet loakle të shkojë me listat e veta të kandidatëve për këshilltarë. Megjithatë, partitë e mbetura nga VLEN do të ofrojnë lista të përbashkëta për këshilltar dhe kryetar komunash.