Lajme Shqipëri

VIDEO/ Përplasje fizike në një qendër votimi në Pogradec

    Një tjetër konflikt ka ndodhur pranë qendrës së votimit në shkollën ‘Muhamer dhe Esat Minarolli’ në qytetin e Pogradecit.

    Në ambientet e jashtme të kësaj qendre është shënuar një përplasje fizike, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe personat e përfshirë.

    Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.

    Policia ka patur raportim për incident, ka shkuar në vendin e ngjarjes por s’ka konstatuar asnjë person ose vazhdimësi të konfliktit.SYRI.net