Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO në Kosovë, kanë zhvilluar një stërvitje tre-ditore në bashkëpunim me Asociacionin e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës.
Qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte forcimi i partneritetit me ekipet e reagimit emergjent në vend, të cilat luajnë një rol kyç në suksesin e përgjithshëm të misionit të KFOR-it. Kjo lloj bashkëpunimi ka një ndikim afatgjatë në mbështetjen e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
Në një njoftim zyrtar, KFOR thekson se mbetet i përkushtuar në zbatimin e mandatit të tij, i cili bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Qëllimi kryesor i këtij mandati është të sigurojë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, si dhe të garantojë lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme./press7.tv