Uran Ismaili edhe zyrtarisht ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet e tij sociale, Ismaili ka listuar një sërë arsyesh pse po rikandidon – këtë herë i bindur se Prishtina meriton më mirë dhe më shumë.
“Kur po më pyesin pse po kandidoj prapë, përgjegja ime është e thjeshtë: Është qyteti im. Këtu jam rritë. Këtu jetoj. Këtu është e ardhmja jonë. Na takon neve, qytetarëve te Prishtinës, të bëhemi bashkë për të” është vetëm një pjesë e mesazhit të drejtpërdrejt për qytetarët e kandidatit të PDK-së për Prishtinën, Uran Ismaili.
“Nuk mundemi me pritë deri sa të tjerët bëjnë eksperimente që e bllokojnë jetën në qytet,” shton ai, duke theksuar se, për të, t’i shërbejë Prishtinës – mbetet nderi më i madh i jetës së tij.