Botë Lajme

Trump kërcënon me sulm ndaj Iranit ‘në nivele të papara më parë’ nëse sulmon SHBA-në

    Orë pasi kryesoi një paradë ushtarake të paparë në Uashington DC, Donald Trump ka kërcënuar se nëse Irani sulmon Shtetet e Bashkuara në çfarëdo mënyre, do të përballet me fuqinë e ushtrisë amerikane “në nivele të papara më parë”, transmeton The Guardian.

    Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump tha gjithashtu se SHBA-të nuk kishin të bënin fare me sulmin e fundit të Izraelit ndaj Iranit brenda natës dhe se “ne mund të arrijmë lehtësisht një marrëveshje” për t’i dhënë fund konfliktit.

    Ai shkroi:

    “SHBA-të nuk kishin të bënin fare me sulmin ndaj Iranit, sonte. Nëse sulmohemi në çfarëdo mënyre, formë nga Irani, forca dhe fuqia e plotë e Forcave të Armatosura të SHBA-së do të bjerë mbi ju në nivele të papara më parë. Megjithatë, ne mund të arrijmë lehtësisht një marrëveshje midis Iranit dhe Izraelit dhe t’i japim fund këtij konflikti të përgjakshëm!!!”