Një tragjedi familjare ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Sërbjan të Kërçovës, ku një 48-vjeçar dyshohet se ka sulmuar me sëpatë prindërit e tij, duke shkaktuar vdekjen e të atit dhe duke lënë të plagosur rëndë të ëmën.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rreth orës 07:00, i dyshuari E.A. është paraqitur në qendrën e Ndihmës së Shpejtë dhe ka deklaruar se kishte sulmuar prindërit e tij. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin e Kërçovës, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e babait, U.A., 74 vjeç, ndërsa nëna, F.A., 67 vjeçe, ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar dhe ka nisur procedurat hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndaj tij pritet të ngrihet kallëzim penal për veprën penale të vrasjes.